Keshilli Kombetar zgjedh kryesine e Partise Demokratike
Pëlqej
Albeu.com
Ne kryesine e PD-se do te jene, Sali Berisha qe kalon automatikisht e pa votim, Bamir Topi me 92 vota, Jozefina Topalli me 87 vota, Ridvan Bode me 75 vota, Lulezim Basha me 73 vota e Fatos Beja me 70.Perfundoi numerimi i votave per zgjedhjen e 24 anetareve te kryesise se PD-se, nderkohe qe anetari i 25 i kryesise eshte automatikisht kryetari i partise. Ne kryesine e PD-se do te jene, Sali Berisha qe kalon automatikisht e pa votim, Bamir Topi me 92 vota, Jozefina Topalli me 87 vota, Ridvan Bode me 75 vota, Lulezim Basha me 73 vota e Fatos Beja me 70. Anetaret e tjere te kryesise jane Edmond Spaho, Marieta Zace, Aleksander Biberaj, Pjeter Arbnori, Astrit Patozi, Edi Paloka, Ilir Rusmajli, Omer Stringa, Sokol Olldashi, Maksim Cikuli, Genc Ruli, Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Leonard Demi, Margarita Qirko, Mimoza Asekiu, Aldo Bumci, Halit Shamata dhe Liri Dibra. Votimi ka lene jashte emra te njohur te partise nder te cilet Spartak Ngjela, Shaban Memia, Vili Minarolli, Emin Gjana, Pal Dajci, Ilir Bano, Bardhyr Londo, Uran Butka, Fredi Olli e Zana Turku. Nga Komiteti i Orientimit te Politikave (KOP) shihen emrat e Lulezim Bashes, Majlinda Bregut, Aldo Bumcit, Mimoza Asekiut etj. Cdo anetar i Keshillit Kombetar ka votuar sot ne fleten me 50 emra kandidatesh per 24 emra. Komisioni i votimit i perbere nga Gjergj Lezhja, Arben Xhiku, Armand Teliti, Dorotea Konomi dhe Elsa Meksi pasi kane lexuar nje nga nje te gjitha fletet e votimit, bene te ditur listen e mesiperme. Nje tjeter proces votimi qe pritet te zhvillohet eshte ai per nenkryetaret e partise dhe per sekretariatin. bw
Shtuar më 02/05/2005, ora 23:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori