Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Meta: Do të jetë takim i drejtpërdrejtë, jo virtual!
Të mërkurën në mesditë do të mbldhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi masat që duhen marrë për përballimin e pandemisë Covid – 19.

Takimi që vjen pas atij të dhjetorit të kaluar është thirrur nga presidenti Ilir Meta, i cili i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se mbledhja e këshillit do të jëtë e drejtpërdrejtë, jo virtuale.

“Do të bëhet në një ambjent të përshtatshëm duke patur në konsiderate situatën e veçantë, respektimin edhe të distancave sociale, por do të jetë një takim i drejtpërdrejtë për shumë arsye. “

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm mes institucioneve kreu i shteti tha se është momenti që të vijohet më nje plan afatgjatë për Covid – 19.

“Tani është momenti për të diskutuar edhe njëherë rreth të gjitha masave që janë marrë por edhe parashikimit, një plan më afatgjatë, në varësi edhe të skenareve të kësaj pandemië në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar.

Njëkohësisht edhe me skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt ne të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalin nga kjo situatë sa më të mbrojtur dhe me sa më pak pasoja.” – theksoi Meta.

Presidenti Meta shtoi se një nga çështjet kryesore të takimit të nesërm do të jetë riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijëve.

“ Ka qenë dhe mbetet shqetësim që në momentin e parë që morëm masat parandaluese me vendet e ndryshme. Është bërë një punë në këtë drejtim në identifikimin e qytetarëve që s’kanë pasur mundësi për t’u rikthyer në vend.

Sigurisht që është një çështje e rëndësishme e mbledhjes së nesërme, për të vleresuar ku jemi apo çfarë masash duhet të marrim. Unë besoj që do të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i dhënë zgjidhjen e duhur kësaj çështje. Do të bëhet çdo gjë për riatdhesimin e tyre.” – tha Meta në Përballë.
Shtuar më 24/03/2020, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori