Keshilli i Sigurimit nisi bisedimet per statusin e Kosoves
Albeu.com
Ne Keshillin e Sigurimeve te Kombeve te Bashkuara nisin sot bisedimet per statusin e ardhshem te Kosoves, nderkohe qe po sot pritet te mberrije ne Kosove i derguari i Kombeve te Bashkuara ne bisedimet per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari.Vetem pak dite me pare kuvendi i Kosoves ka miratuar nje resolute sipas te ciles, statusi duhet te shprehe aspiratat dhe vullnetin e popullit kosovar per nje shtet te pavarur. Rezoluta u pershendet nga spektri politik ne Kosove dhe Shqiperi, ndersa u kundershtua nga pakicat serbe ne Kosove si dhe nga Beogradi.
Nga ana tjeter perfaqesuesit e serbeve te Kosoves ende po shohin mundesine e formimit te grupit te tyre ne bisedimet per statusin e Kosoves. Kjo eshte deklaruar nga udheheqesi i serbeve te kosoves, Oliver Ivanovic. Ai shtoi se nuk besonte se bisedimet mund te mbaronin ne fund te qershorit te 2006 ashtu sic shpresojne dhe presin Brukseli dhe Washingtoni. Ne te njejten kohe Podgorica zyrtare ka deklaruar se eshte gati te shtyje kerkesen per pavaresine e Malit te Zi nese kjo rrezikon procesin e Kosoves, e cila per momentin vleresohet nga BE si ceshtje kryesore.
Ne lidhje me diskutimet per statusin, sot mberrin ne Prishtine i derguari i posacem i Kombeve te Bashkuara Marti Ahtisari. Ne kuadrin e raundit te pare te bisedimeve Martin Ahtisari do te takoje gjate dy diteve ne Prishtine grupin negociator, presidentin Rugova, perfaqesues te UNMIK-ut, NATO-s, si dhe partive politike, shqiptare e serbe. Keto takime do t’u paraprijne vizitave ne kryeqytet e rajonit, Beograd, Podgorice, Shkup dhe Tirane. Misioni i kryenegociatorit Ahtisari do te zhvillohet ne formen e diplomacise ecejake kurse faza e pare e ketij misioni do t’i sherbeje atij per te degjuar fillimisht pikepamjet e te gjitha paleve ne bisedime per menyren sesi e shohin ato zgjidhjen e statusit te Kosoves. news24
Shtuar më 21/11/2005, ora 18:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori