Keshilli i Sigurimit i OKB neser debaton raportin mbi Kosoven
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatojë nesër pasdite në New York raportin tremujor mbi zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon, në të cilin shefi i organizatës botërore ashtu si dhe në të tjerët ...... gjatë një viti, bën një përshkrim të zhvillimeve në tremujorin e fundit, ndërsa përsërit thirrjen drejtuar Prishtinës dhe Beogradit që të të bisedojnë për çështje praktike, raporton RTK .
Edhe në këtë seancë Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ndërsa raportin e sekretarit Ban Ki Moon do ta paraqesë përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Lamberto Zannier. Ministri Hyseni pritet tё takojё disa ambasadorё në mesin e të cilëve edhe ata tё vendeve tё reja anёtare tё Kёshillit tё Sigurimit, por edhe të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kryesues i radhës i Këshillit të Sigurimit për këtë muaj është Libani, vend anëtar me një mandat rotativ dyvjeçar. Libani nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, ndërsa diplomatë të saj kanë deklaruar se janë në pritje të opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.
Shtuar më 16/05/2010, ora 13:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori