Keshilli i Sigurimit e ka shtyre per te premten debatin per Kosoven?
Pëlqej
Albeu.com
Data për seancën ende nuk është caktuar, ndërsa burime diplomatike në Bruksel kanë thënë se mbledhja mund të mbahet të premten. Vendimi për shtyrjen e mbledhjes pasoi refuzimin që liderët e Kosovës i bënë dokumentit 6-pikësh për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë.Është shtyrë seanca e Këshillit të Sigurimit e caktuar për të martën, ku pritej të shqyrtohej raporti tre mujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon për gjendjen në Kosovë, përfshirë dhe procesin e rikonfigurimit të pranisë ndërkombëtare dhe vendosjen e misionit të BE-së, EULEX.

Data për seancën ende nuk është caktuar, ndërsa burime diplomatike në Bruksel kanë thënë se mbledhja mund të mbahet të premten.

Vendimi për shtyrjen e mbledhjes pasoi refuzimin që liderët e Kosovës i bënë dokumentit 6-pikësh për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë.

Autoritetet në Prishtinë i kanë cilësuar si të papranueshme disa nga elementet thelbësore të dokumentit gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Një një deklaratë të përbashkët të presidentit, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Hashim Thaçi, thuhet se Prishtina zyrtare është e gatshme për vazhdimin e dialogut për të kontribuuar në shtrirjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë, duke respektuar, siç thuhet, dhe zbatuar Projektin e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e saj. (rel/bbc)
Shtuar më 11/11/2008, ora 14:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori