Keshilli i Sigurimit diskuton per Mitrovicen
Albeu.com
Ka nisur takimi i Këshillit të Sigurimit, pjesë e të cilit është dhe seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Takimi po mbahet me kërkesë të Serbisë, pas incidentit të së premtes në veri të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën mbi 10 të tjerë.Po kështu në mbledhje po disktohet dhe për plagosjen e djeshme të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se qeveria e Kosovës po punon me ndërkombëtarët për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Mitrovicë. “Policia e Kosovës do të punojë ngushtë me ndërkombëtarët në pjesën veriore të Kosovës në përpjekjet për të gjetur autorët e ngjarjes në Mitrovicë dhe për t’i vënë ata para drejtësisë” theksoi Hyseni.

Shefi i EULEX-it Iv de Kermabon pasi ka bërë një rezume të ngjarjes së ndodhur në Mitrovicë ka theksuar se hetimet po vazhdojnë prandaj edhe nuk do të donte të fliste me detaje për ngjarjen. Ai theksoi më tej se të gjitha ato që janë paraqitur në media nuk janë gjë tjetër veç spekulime të pastra pasi hetimet vazhdojnë. Ai theksoi se nuk nuk ka pasur përkeqësim të situatës në Mitrovicë, dhe EULEX-i ka verpuar në përputhje me mandatin e tij duke i bërë thirrje si Prishtinës dhe Beogradit ta mbështesin EULEXin në implementimin e mandatit të tij.

Në takim marrin pjesë presidenti serb, Boris Tadiç dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier,. Në takim po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili është prezantuar nga presidentja e radhës së KS-së, Nigeria, pa iu përmendur titulli përkatës.

Tadiçi në fjalimin e tij, ka kërkuar nga KS-ja të dënojë sulmin e së premtes në Mitrovicë. Tadiçi fajësoi shpaljen e pavarësisë së Kosovës si arsyen bazë për incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës.
Shtuar më 06/07/2010, ora 18:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori