Këshilli i Mandateve mblidhet pasdite për Kokëdhimën
Rreth orës 18:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PD ,për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatitdeputetit Koço Kokëdhima.

Opozita ka kërkuar heqjen e mandatitdeputetit Kokëdhima. Më konkretisht, Partia Demokratike ka denoncuar një ndërtim në shkelje të ligjit, në Qeparo, që sipas saj i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima. /albeu.com/


Shtuar më 06/04/2015, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori