Këshilli i Evropës kërkon t'i lejohet inspektimi në Bondstill
Albeu.com
Këshilli i Evropës ka kërkuar nga NATO-ja të lejojë inspektorët që të kenë qasje të menjëhershme në qendrat e paraburgimit në Kosovë. Këshilli i Evropës prej vitesh po kërkon nga NATO-ja që të lejohet të inspektojë burgun në kampin Bondstill, e vetmja qendër paraburgimi ku ky institucion nuk ka pasur mundësi vëzhgimi.

Aleanca Veriatlantike, nga ana e saj, ka thënë se nuk ka asnjë të ndaluar në këtë kamp. Kërkesa vjen në një kohë kur Këshilli i Evropës po heton infromacionet për ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në territorin evropian. rtk
Shtuar më 11/01/2006, ora 09:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori