Këshilli Drejtues udhëheq me Universitetin e Prishtinës deri në zgjedhjen e rektorit të ri
Albeu.com
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, mbrëmë është mbqjtur mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues që do ta drejtojë universitetin. Kryetar i Këshillit është Jahi Hoxha, i cili edhe deri më tash ka udhëhequr këtë këshill, nënkryetar është Demë Hoti, ndërkaq anëtarë janë: Rahmil Nuhiu, Enver Mehmeti, Abdullah Aliu, Ibrahim Gasi, Isa Mustafa, Dukagjin Popovci dhe Haki Demolli. Ky këshill nuk ka pësuar asnjë ndryshim, mu sikur edhe gjatë tetë muajve të qeverisjes së Arsimi Bajramit, por që tash plotësoshet edhe me katër anëtarë të Ministrisë së Arsimit.
Kryetari i Këshillit, Jahi Hoxha, tha se me këtë akt fillon të ndërtohet një raport normal mes UP dhe Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, Këshilli obligohet që në afatin sa më të shkurtër të organizojë zgjedhjet për rektorin e ri. Senati, tha ai, nuk ka pasur infomacione të duhura, ngase ka menduar se do të ketë ndryshime të mëdha në UP, ndërkaq me vendimin e qeverisë ndryshime do të ketë vetëm në postin e rektorit, kurse organe e trejra vazhdojnë punën si më parë.
Këshilli Drejtues u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, mësimdhënësve dhe studentëve për baskëpunim në mënyrë që sa më parë të kapërcehet gjendja e gjertanishme në Universitetin e Prishtinës.
Vetëm një ditë më herët, Senati i UP-së ka hedhur poshtë vendimin e Qeverisë për shkarkimin e rektorit, duke kërkuar nga Këshilli Drejtues dhe strukturat e tjera të respektojnë vendimin e Senatit. QIK
Shtuar më 29/07/2005, ora 17:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori