Këshilli Bashkiak i hap rrugë ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka hapur sot rrugë nisjes së ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës. Me një grant prej 7 milionë eurosh, akorduar nga shteti i Katarit, brenda muajit prill do të nisë puna për zgjatimin e bulevardit, në vendin ku sot është Stacioni i Trenit.


Ky vendim u abstenua nga këshilltarët e PS dhe mori miratimin e të gjithë anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka cilësuar nisjen e punës për bulevardin e ri, pjesë të përpjekjes për Tiranën moderne evropiane, për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në kryeqytet.



“ Nga pikëpamja e vlerës së shtuar për kryeqytetin, do të ndalesha tek dy momente; i pari afatshkurtër që ka të bëjë me zotimin tonë për të bërë punësimin dhe zhvillimin ekonomik, çështje kryesore të axhendës së kësaj Bashkie dhe në këtë pikë, pa dyshim fillimi i një investimi kaq madhor është një lajm i mirë jo thjesht për industrinë e ndërtimit, kompanitë të cilat do të përfshihen drejtpërdrejt në ndërtimin e bulevardit por për të gjithë zinxhirin ekonomik që tërheq me vete, për zhvillimin në dy anët e këtij aksi, për vëmendjen e veçantë që ka ngjallur tek investitorët e huaj, duke filluar me vetë donatorët, ata të Katarit të cilët po përgatisin një mision të dytë për të finalizuar investime në fushën e hotelerisë dhe qendrave komerciale në aksin e bulevardit. Natyrisht, nuk janë të vetmit, pasi ka edhe shumë të tillë. Pra, hap një kapitull të ri në “zemrekun” ekonomik të Shqipërisë dhe mu në zemër të këtij “zemreku”, që është aksi veri-jug i qytetit të Tiranës” - u shpreh z.Basha.
Shtuar më 10/04/2013, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori