Këshilla, si të silleni me fëmijët pas tërmetit
këto çaste të vështira që i gjithë vendi po kalon, disa këshilla nga profesionistët për t’u motivuar psikologjikisht nuk janë kurrë të tepërta.

Mënyra sesi prindërit sillen apo do të duhet të silleshin me to, është një sfidë jo pak e lehtë.

Situata të tilla, nuk kanë recetë, por gjithsesi prindërit duhet të përballojnë ankthin dhe të mos rrisin stresin tek fëmijët e tyre.

Fëmijët duhet ta dinë të vërtetën dhe të mos gënjehen. Më pas rutina e tyre të mbushet me libra, me përralla, këngë në "You Tube", një film dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Në dukje të thjeshta, këto pika do të ndihmonin jo vetëm fëmijët për ta harruar këtë situatë të vështirë, por edhe të rriturit që mbartin barrat më të rënda.
Shtuar më 28/11/2019, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori