Kerry te dielën në Tiranë
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, me datë 14 shkurt vjen në Tiranë. Mësohet se në aeroportin e Rinasit ai do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me të cilin do të realizojë dhe një takim në ambientet e këtij aeroporti.

Shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dhe si në çdo festë, një falënderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak, shkruan GSH.

Pika e parë e axhendës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, është çështja e muxhahedinëve iranianë. Gjithashtu Kerry do të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drejtësi, temë të cilën do ta konsumojë me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2016, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori