Kerry në Tiranë, ja kë do të takojë
Të dielën paradite të datës 14 shkurt pritet të vijë në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

Në orën 09.00 Kerry pritet të mbërrijë në aeroportin "Nënë Tereza".

Në orën 10.10 minuta Kerry do të shkojë në kryeministri për të takuar fillimisht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin.

Ndërkaq në kryeministri, Kerry do ta takojë edhe Ramën. Të dy në orën 11.00 do të dalin në një konferencë për mediat, por se pritet që të mos ketë pyetje nga ana e gazetarëve.

Po aty pritet që Kerry të takojë Lulzim Bashën dhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në fund, Kerry pritet të takojë disa të rinj, ku do të flitet për të ardhmen e Shqipërisë. /Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2016, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori