Kerry lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry për shqiptarët nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

Sekretari Kerry i cili do të zhvillojë sot një vizitë në kryeqytetin tonë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipëqreisë Geraldina Apony.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën.

Vëllai i nënës së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA në Hollandë. Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

Gjatë fushatës së vitit 2004 për president në SHBA, Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori