Kerry: Ju inkurajoj të përfundoni reformën në drejtësi
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në fjalën e tij ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme. Kerry e vuri theksin në reformën në Drejtësi duke u shprehur se; "Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Dua të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë, po punojnë fort të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari.

Ne jemi me ju në këtë transformim, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe mund të ngulmojnë. Dëshiroj të pohoj që ka bërë shumë përparim në çerek shekullin e shkuar. Është një punë e madhe nuk është e lehtë të ndërtosh një demokraci të fortë dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma. Dhe ne kemi setin tona të sfidave por gjëja më e rëndësishme është të flitet hapur.

Gjithashtu ai vlerësoi mjaft rolin e Shqipërisë në partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në konfliktet në Lindjen e Mesme, si edhe në luftën ndaj terrorizmit. /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2016, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori