"Kërpërata", zbulohet sa e pasur është deputetja Halilaj që la nam në Kuvend (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë në media bëri bujë fjalimi i parë në Kuvendin e Shqipërisë të deputetës Majlinda Halilaj.

Halilaj e cila qëndron në karrigen e kryeopozitarit Basha dha një fjalim i cili për shumë kohë bëri xhiro në median online.

Në deklarimet e pasurisë të publikuara sot nga Open Data Albania, të deputetëve të opozitës të cilët pranuan mandatet, bie në sy deklarimi i Halilajt, që duket se është më e varfra në Kuvend.

Deputetja ka deklaruar se është pronare e vetëm një makine “Mercedes Benz” në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai i saj në mars të vitit 2018 dhe nuk zotëron asnjë lloj pasurie tjetër.
Shtuar më 09/11/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori