Kermabon: Për serbët është i vështirë pranimi i EULEX
Albeu.com
Shef i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë Yves de Kermabon ka thënë se për disa arsye politike, e mbase edhe për arsye të tjera, EULEX-i është e pamundur për serbët.Duke shtuar se ata nuk e dinë saktësisht se ç’është EULEX-i.

“Ne jemi këtu për t'i ofruar këto garanci dhe për të mundësuar lirinë e qarkullimit, të drejtat individuale për secilin në Kosovë. Prandaj, mendoj se nëse kemi sukses për të shpjeguar këtë, për të shpjeguar se EULEX-i është mision teknik, hap pas hapi do të mund ta bindim secilin mbi rëndësinë e EULEX-it dhe zbarkimin e tij në mbarë Kosovën”, është shprehur Kermabon për Radion Evropa e Lirë.

Kermabon deklaroi sërish se deri në fund të vjeshtës synohet që të misioni i EULEX-it në Kosovë të bëhet funksional, megjithatë sipas, duhet pasur kujdes kur flitet për kornizat kohore.

Ai ka shpjeguar se nuk parasheh ndonjë vështirësi që EULEX-i të funksionojë në kuadër të UNMIK-ut, pas rikonfigurimit të tij, mirëpo ka shtuar se do të shmanget çfarëdo ndarje gjeografike e Kosovës.

“Ne duhet të koordinohemi me UNMIK-un. Do të doja mbase ta qartësoj se EULEX-i është mision i sundimit të ligjit dhe është krejtësisht ndryshe nga UNMIK-u, i cili ka qenë i ngarkuar me administrimin e Kosovës. Pra, do të thotë, synimi është që EULEX-i të zbarkojë në gjithë Kosovën, në konsultime të ngushta me UNMIK-un dhe të bëhemi operacionalë në fund të tanzicionit”, ka shpjeguar de Kermabon.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori