Kermabon: Ne dhjetor EULEX teresisht funksional
Albeu.com
Shefi i misionit civil ndërkombëtar EULEX, Yves de Kermabon deklaroi misioni që ia drejton, do të mund të bëhet plotësisht operacional në Kosovë në fillim të dhjetorit, nëse tejkalohen kundërshtimet nga minoriteti serb.
Kermabon në një intervistë për AFP-në, tha se një marrëveshje me Serbinë për vendosjen e EULEX-it në Kosovë nuk është e largët, por premtoi se do të mbetej i matur në këtë drejtim.

"Mendoj se do të jetë e mundur, që të fillojmë në fillim të dhjetorit, në fazën fillestare, duke pasur parasysh se sërish na duhet pak kohë, për të mbledhur tërë personelin, në mënyrë që të zbarkohemi në tërë Kosovën", ka thënë Kermabon, duke përsëritur se EULEX-i nuk do zbarkohet me forcë.
Shtuar më 19/10/2008, ora 23:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori