“Haaland nuk krijon asgjë, ai përfundon vetëm sulmet, Mbappe i bën të gjitha”

Ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, e krahasoi sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland.

Kujtojmë se në javën e parë të fazës së grupeve të Champions League, të dy lojtarët shënuan nga dy gola ndaj rivalëve të tyre. Francezi shënoi dy herë kundër Juventusit (2:1), kurse norvegjezi kundër Sevillas (4:0).

“Mbappe mund të krijojë dhe të shënojë. Haaland nuk krijon asgjë, ai përfundon vetëm sulmet. Mbappe mund të luajë në të djathtë, të majtë dhe në qendër. Haaland mund të luajë vetëm në qendër”, citoi Henri  për RMC Sport.

23-vjeçari Mbappé ka bërë gjashtë paraqitje për PSG-në këtë sezon, duke shënuar nëntë gola. Për llogari të 22-vjeçarit Haaland 12 gola dhe një asistim në tetë takime të zhvilluara për “qytetarët”. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2022 10:54