Kërkonte lekë në këmbim të një pune, arrestohet 43 vjeçarja
Pëlqej
Kundrejt një shpërblimi të majmë se do ti siguronte një vend pune, një 43 vjeçare ka rënë në prangat e policisë. Kjo nuk ka qënë hera e parë për të, pasi mashtruesja kishte marrë edhe lekë nga persona të tjerë, me justifikimin se do ti gjente një vend pune.

Ajo jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimin, por ishte zhdukur pa lënë shenjë. Vjollca Misha është arrestuar mëngjesin e së hënës në qytetin e Korçës, pasi akuzohet për "vjedhje" dhe "mashtrim".

Gruaja nga Elbasani i kishte premtuar një gruaje nga Drenova se do t’i gjente një punë. Ajo i ka marrë asaj 200 mijë lekë, e më pas ishte fshehur. Pas kallzimit në Prokurori, ndaj 43 vjeçares u lëshua një urdhër arresti për "vjedhje me anë të mashtrimit", që u ekzekutua sot. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori