Kërkonin azil! 36 shqiptarë kthehen në Rinas nga Franca e Belgjika
36 shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo u është refuzuar azili në Francë dhe Belgjikë.

Sipas njoftimit mësohet se janë riatdhesuar në Shqipëri 31 shqiptarë nga Franca dhe 5 nga Belgjika.


Bëhet e ditur gjithashtu se Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka shtuar patrullat në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.
Shtuar më 03/11/2019, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori