Trendi i çuditshëm për të larë flokët me Coca Cola, arsyeja pse duhet ta praktikoni dhe ju

A i ke ëndërr flokët e bukur? Sigurisht! Por a është realiteti pak i hidhur? Nëse ke flokë të hollë e pa jetë, duhet me çdo kusht që të mbash shënim këtë truk që ka të bëjë me Coca Cola-n.

Ne të gjithë e dimë që të famshmit mund të jenë pak të çmendur ndonjëherë sa i përket rutinës së bukurisë. Por disa truke nga regjimi i tyre i zakonshëm mund të jenë fare të thjeshtë dhe pa kosto.

T’i lash flokët me Coca Cola mund të përbëjë një diferencë të madhe. Niveli i lartë i aciditetit të Cola-s shkakton volum në flokë. Kjo i bën flokët të shkëlqejnë. Gjithçka që duhet janë dy shishe të vogla cola dhe ujë për t’i shpëlarë flokët përsëri.

Një lëng me gaz në flokë? Vërtet?

Me sa duket, Coca-Cola përmban acid forforik, dhe pH shumë të ulët. Kështu, pasi e aplikon në flokë, kutikulat forcohen, gjë që bën edhe majat të jetë më të shëndetshme dhe më buta, por edhe nëse i ke flokët kaçurrela, ato të jenë më të formësuara. Gjithashtu, edhe sheqeri që përmban pija me gaz u shton volumin flokëve dhe i bën të duken më të plotë dhe më të bukur.

Përdorimin e Coca-Cola herë pas here në flokë e konfirmojnë edhe editorët e modës në Seventeen.com. Të gjitha modelet që ne shohim me krehje të ndryshme nuk ndjekin rregullisht një larje me shampo dhe balsam. Flokët mund të jetë më të butë dhe më të bukur edhe vetëm duke i larë me Coca Cola.