"Kërkoni falje vajzës së përdhunuar", gazetarja shpërthen ndaj Sandër Lleshajt
Ministri i Brendshëm, Sandër Llleshaj ditën e djeshme ka bërë një reagim për rastin e përdhunimit të të miturës në Kavajë, ku ndër të tjera shprehte neveri për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Pas mesazhit të ministrit të Brendshëm ka reaguar ashpër edhe gazetarja Rudina Xhunga.

Qëndrimi i minsitrit të Brendshëm është lexuar si një mesazh arrogant prej saj dhe nuk ka duruar dot. Ajo thotë se zoti Lleshaj në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodh në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

Zoti Lleshaj meqë po shkruan në Facebook se të ngacmoi Berisha. Po turp për ju dhe çdo burrë tjetër që vazhdoni me arrogancë të flisni kunder njeri-tjetrit. Thuaj më falni që kjo ngjarje ndodh në vendin ku unë jam ministër rendi. Thoni më falni që u përdhunua nje femije! Thoni njëherë më falni, mjaft duke sulmuar njëri-tjetrin”,- tha Xhunga./albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori