Kërkon ti shpëtojë gjakmarrjes, plagoset me thikë nga djali i tezes
Kërkon ti shpëtojë gjakmarrjes, por bie pre e xhelozisë së kushëririt të parë, me të cilin kishte krijuar një lidhje. Historia e komplikuar, ku pleksen përpjekjet për të filluar një jetë të re dhe lidhja intime brenda gjakut, i përket 34-vjeçares B.M. nga Malësia e Madhe.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve, ishte larguar nga Malësia e Madhe dy vite më parë, pasi i shoqi vrau një person dhe u fut në burg.Pasi ka strehuar fëmijët te të afërmit, B.M. u zhvendos te tezja e saj në Pogradec, ku ka krijuar një lidhje me kushëririn e parë, i cili në një moment xhelozie e ka plagosur me thikë në qafë.

Gazeta “Panorama”shkruan sot se grindja mes partnerëve ka ndodhur dy ditë më parë, për shkak të një historie intime që 34-vjeçarja B.M. kishte nisur me 29-vjeçarin Sandokan Meçaj.Gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Pogradecit.
Shtuar më 14/02/2014, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori