Kërkon dialog, por Rama hyn fshehurazi në Kuvend
Edhe pse ka një javë që kërkon dialog, kryeministri Rama nuk ka dashur të përballet me studentët para Parlamentit duke zgjedhur kështu që të futet në godinë nga dera e pasme.

Ai është parë teksa futet me eskortë nga dera dytësorë e godinës, ndërsa studentët kanë shpërthyer në ovacione kundër tij.

Studentët janë në ditën e dhjetë të protestës sot dhe kërkojnë ulje të tarifës së studimeve si edhe përmirësim të kushteve fizike në fakultete.

Mijëra studentë kanë rrethuar Kuvendin dhe po qendrojnë aty në temperatura të ulëta duke kërkuar plotësimin e tetë pikave.

Kërkesat e studentëve
1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori