Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos
Kotzias ka bërë publike detajet e marrëveshjes me Shqipërinë për detin gjatë interpelancës në parlamenin
Grek.
Duke iu referuar paktit te vitit 2009,
Kotzias ka deklaruar se “një
marrëveshje e vërtetë eshte më mirë se një
marrëveshje fantazmë”.
“Ose të mos bëjmë
marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike"- ka thënë
ministri grek duke treguar mundësitë për këtë
marrëveshje.
"Grupi ynë
negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë"- duke zbuluar kështu grupin
negociator për marrëveshjen detare. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 13:29