Kërkojnë t’i marrin fëmijët, rrihet barbarisht 26 -vjeçarja
Pëlqej
Yllka Tafilaj, nënë e dy fëmijëve është dhunuar nga xhaxhai i të shoqit të saj për shkak të kujdestarisë së fëmijëve të 26-vjeçares. Edhe pse ajo kishte bërë denoncim në polici, askush nuk e kishte marrë seriozisht e madje e kishin quajtur edhe të çmendur.

“Po shkoja në rrobaqepsi me çunin, (5 vjeç) e kisha kapur për dore. Kalova aty pranë ishte xhaxhai në rrugë po llafosej e kapi djalin prej rrobash dhe prej krahu. Unë i thashë pse e kap ashtu me dhunë, lëre! P astaj nuk e di rashë pa ndjenja në tokë, nuk e di sa herë më qëlloi...Kur u ngrita shkova në polici, ata më çuan në spital” –thotë ajo në rrëfimin e saj.

Është transportuar në spitalin e Gjirokastrës, me hematoma e dëmtime të tjera në fytyrë e në trup. Personi që ka vënë dorë mbi të është M.Tafilaj. Grindjet mes tyre vijojnë që kur 26 –vjeçarja humbi bashkëshortin e saj në një aksident rrugor. Edhe ajo u plagos në këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori