Kërkoi shtyrje zgjedhjesh, Basha lë me "gisht në gojë" Selamin
Eduard Selami është një prej kandidatëve të futur në garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Selami në një deklaratë për mediat ka prezantuar disa nga kërkesat dhe kushtet e tij që kjo garë të jetë sa më e drejtë.

Për Selamin, Partia Demokratike ka për mision të prezantojë përpara shqiptarëve një vizion të ri, gjë që Basha nuk e tregoi në këto zgjedhje.

“Bisedova me Bashën për të bërë një garë sa më të ndershme, sa më të mirë. Ne u takuam me sipmatizantët demokratë dhe i bëra disa vërejtje.

I sugjerova që data 22 nuk na jep kohë të mjaftueshme për të bërë një fushatë. Unë propozoj të shtyhet deri në fillim të shtatorit, por më refuzoi duke thënë se nuk është kompetencë e tij.

Nëse do të isha në vend të Bashës do të kisha dhënë dorëheqjen. Kam kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe mendoj se kjo është në interes të të gjithë kandidatëve.

Unë ndaj shqetësimin e grupimeve të tjera, por jo mënyrën e zgjidhjes së problemit. Gara ka vend të jetë më e pastër duke u plotësuar edhe kushtet e mia, por kjo nuk më jep të drejtën të bllokoj procesin", - tha ndër të tjera Selami. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori