Kërkoi shtetësi nga Kosova për t'ju bashkuar Vetëvendosjes? Flet Ditmir Bushati
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë,
Ditmir Bushati, ka mohuar raportet se po kërkon shtetësi të Kosovës dhe se do t’i
bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
“Lajmi i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë!”, ka thënë
Bushati për Kohën.
Reagimi i tij vjen pas raportimit të disa mediave se
Bushati do t’i
bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 16:49