Kërkoi seks për një vend pune, Apeli lë në burg Agron Canen
Pëlqej
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të procesit gjyqësor për Agron Canen. Pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, e cila la Canenburg, Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka marrë nën shqyrtim ankesën e bërë nga avokati i tij, Gjergj Ymeraj.

Cane nuk është paraqitur në gjykatë gjatë seances por është përfaqësuar nga avokati i tij. Mungesa e tij është argumentuar nga avokati me arsyen se Cane ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Prej disa ditësh, ish-sekretari i deputetit socialist Koço Kokëdhima ndodhet i shtruar në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori