Kërkoi para dhe s*ks qytetares, gjyqtari i Fierit bën veprimin e papritur nga burgu
Edhe pse i plasi skandali "sheshit", gjyqtari, Roland Hysi mësohet se ka kërkuar lirinë nga qelia.

Në një video të publikuar Hysi shihet dhe dëgjohet teksa i kërkon para dhe seks një qytetarje në këmbim të vendimit në Gjykatë.

Por kjo video nuk e ka penguar Hysin i cili i kërkon Gjykatës së Apelit shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ankimi i Hysit është depozituar mëngjesin e së hënës nga avokati i tij, Alban Bengasi.

Në ankim Hysi pretendon se video-përgjimi i publikuar në programin investigativ “Stop” është provë e papërdorshme, se nuk ka rrezik largimi dhe rrezik për dëmtimin e provave.

Roland Hysi u denoncua teksa merrte rryshfet dhe kërkonte favore seksuale kundrejt një vendimi të favorshëm. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori