Kërkoi lirimin me kusht, çfarë ndodhi në seancën e sotme për Zani Çaushin
Seanca e kësaj të premte në Gjykatën e qytetit juglindor për ‘të fortin’ e Vlorës, Zani Caushi është shtyrë sërish pasi nuk është paraqitur as avokati dhe as prokurori, por vetëm i dënuari.

Ish-kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, Zani Caushi u rikthye sërish në Gjykatën e Korçës pasi kërkon lirinë me kusht. Ai nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një përllogaritje të viteve të dënimit pasi pretendon se i duhen quajtur edhe ato në paraburgim.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Caushin.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.

Zani Caushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa e vuan në burgun e Drenovës në Korçë.
Shtuar më 06/11/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori