Kërkohet verifikimi i pasurisë, Lul Berisha “arratiset” nga Shqipëria
Operacioni Forca e Ligjit shkoi edhe në Durrës mesditën e sotme, teksa më herët raportuam për operacione në Shkodër dhe Elbasan.

Policia dhe oficerët e OFL po kryejnë kontrolle në pasuritë e personave të identifikuar më parë si të dyshimtë, apo me pasuri të pajustifikuara.

Në qytetin bregdetar ka lëvizje të shumta të autoblindave e mjeteve të tjera të policisë.

Ndërkohë sot i është dorëzuar formulari familjarëve të Lulzim Berishës, për të cilin OFL tha se ka afat 48 orë.

Burimet thanë për Abc se OFL do t’ia dorëzojë formularin motrës së Lul Berishës, pasi ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
Shtuar më 04/02/2020, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori