Kërkohet shndërrimi i Maqedonisë në Union me dy republika
Albeu.com
Ish - kryetari i PPD-së dhe kryetar i Lëvizjes kombëtare shqiptare-ILIRIDA, Nevzat Halili kërkoi që Republika e Maqedonisë të shndërrohet në Union me dy republika: ajo e Maqedonisë dhe ajo e Iliridës.Sipas Halilit Unioni do të garantonte të drejtat e popullit maqedonas dhe shqiptar do të kenë të drejta të barabarta. “Apelojmë te qeveria e SHBA-ve, te përfaqësuesit e OSBE dhe të BE që ta marrin më me seriozitet kërkesën tonë që në Maqedoni të ngrihet procedura e ndryshimeve të Kushtetutës që do të bëhet një ridefinim, një formë e federalizmit të Maqedonisë në formë të unionit që do përbehej prej 2 republikave të barabarta njëra me emrin Republika e Iliridës për shqiptarët ndërsa për maqedonasit Republika e Maqedonisë. Unioni i ri do të ishte me një parlament të përbashkët qendror dhe me organe tjera të domosdoshme”, porosit ish-kryetari i PPD-së Nevzat Halili.
Shtuar më 04/08/2008, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori