"Kërkohet Ministër i Brendshëm", Rama me dorë të hekurt ndaj portalit satirik

Ironia në rrjetet sociale ka shkuar deri aty sa ditën e sotme të qarkullojnë kudo në media njoftimet e një faqeje në web, e cila i ftonte shqiptarët për të aplikuar për postim e Ministrit të Brendshëm, por në terma më të popullarizuar.

Ama qeveria duket se i ka marrë shumë shpejt masat për këtë portal satirik.

Njoftimet në portalin në fjalë vinin si një ironi ndaj ministrave të fundit të Brendshëm që kanë dalë të lidhur me drogën, por që Ramës nuk i ka pëlqyer shumë kjo ironi e rrjetit.

Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe, përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare).

Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar dhe akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori