Kërkohet mbështetje, një shqiptare është kandidate për deputete në Finlandë
Albana Mustafi 34 vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54.

Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Albana është nënë e tre fëmijëve, afariste në salonet e bukurisë dhe parukierisë, trajnere sportive, anëtare e bordit të arsimit pranë qyteti të Kemit rrethi i Lapit si dhe këshillëtare e në Kuvendin Komunal të Kemit.

Angazhimet dhe sukseset tëjet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqerinë finlandezeqë i japin mundësinë për të marrë cmimin´Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019 pasiqë edhe është e nominuar.

Fushatën për kanditaturën në zgjedhjet parlamentare e përkrahin shumë vendor, shoqëri, bashkëpuntorë dhe komuniteti shqiptar në Finlandë.

Po ashtu komuniteti shqiptar në Finlandë i uron edhe nominimin për ´Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019´që ky cmim të shkojë vërtetë në duart e Albanës, kësisoji Albana do të ketë mundësinë që si personalitet i vitit ë fitojë edhe ftesën nga Kryetari i Shtetit për festimen në Pallatin Presidencial në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Finalndës, ceromin që transmetohet për gjithë popullin në mediat televizive, dhe do na bënte vërtetë shumë krenarë.

Ftojmë bashkëatdhetarët tanë te marrin pjesë në votime! Albana më Fat kandidimi deputete në zgjedhjet parlamnetare për në parlamentin e Finlandës, nominimi ´Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019´ si dhe i ftojmë bashkëatdhetarët tanë të marrin pjesë në votimet e zgjedhjeve parlamentare./ShM-Finlandë/
Shtuar më 25/03/2019, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori