Kërkohet 87 vite burg për të rinjtë që vranë shokun për një karikues
Prokuroria e Tiranës, ka dhënë pretencën për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni.

24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.

Babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Zef Bitraj, tha: Na kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim për vrasjen e Marvi Mihalit. Ku t'i gjejmë?! Kjo pretencë është e padrejtë".
Shtuar më 04/03/2019, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori