E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Kërkohej për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Italia 34-vjeçari
Një 34-vjeçari kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje është ekstraduar nga policia italiane në drejtim të vendit tonë. Kastriot Dervishi i lindur në Syzes të Beratit ishtë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me paramendim", e kryer dy herë, si dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak".


Sipas jkëtij vendimi në vitin 1997 Dervishi në një fshat të Beratit, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Ali dhe Adrian Daullja, (babë e bir), sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes Daullja. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori