Kërkohej për prostitucion në Itali, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë
Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Policia bën me dije se i arrestiari është shtetasi Adriano Ademi, 45 vjeç.

45-vjeçari">45-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Pordenones në Itali me 9 vite burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Policia thotë se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ditët e fundit ka pasur një numër të madh arrstimesh për llogari të shteteve të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori