Nga telefonët, tek makinat dhe produktet me ngrohje, si bateria po na ndryshon jetën

Nëse më parë shpenzonim me dhjetëra letra çdo muaj për të kryer punët e domosdoshme, sot smartphone-t po u shpëtojnë jetën miliona pemëve nëpër botë.

Po flasim për bileta avionësh, për letra të dashuruarish, për fakse, për kuponë, për harta apo edhe për letrën e fotografive. Të gjitha këto materiale të epokës së kaluar tanimë janë zëvendesuar me një pajisje të vetme, e cila për të kryer kaq shumë funksione mjafton të karikohet. Sigurisht, smartphone-i.

Sado fajësohet për distancimin social që ka shkaktuar që përpara pandemisë, teknologjia është përgjegjëse edhe për shumë aspekte me ndikim pozitiv në stilin tonë të jetesës. Sidomos, për ato që kanë të bëjnë me shëndetin tonë dhe të mjedisit.

Një tjetër hap teknologjik madhor që duket se po tjetërson stilin e jetesës nëpër botëështë përhapja e alternativave të duhanit me ngrohje. Në Japoni, alternativa me ngrohje u prezantua për herë të parë në vitin 2015 dhe gjeti mbështetje të madhe si nga legjislacioni, ashtu edhe nga duhanpirësit, miliona prej të cilëve braktisën cigaren tradicionale për produktet me ngrohje, të konsideruara si një alternativë me risk të reduktuar. Që atëherë, shitjet e cigareve në Japoni kanë rënë me rreth 10% çdo vit.

Kjo teknologji e zhvilluar nga qindra shkencëtarë në të gjithë botën, bazohet në gjetjen e rëndësishme se përgjegjësi kryesor për sëmundjet që lidhen me duhanin, është djegia. Djegia e duhanit në 800 gradë Celcius a më shumë, bën atë që bashkë me tymin, çlirohen rreth 6 mijë përbërës kimikë, nga të cilët rreth 100 janë të vërtetuar se shkaktojnë sëmundje.

Duke e ngrohur duhanin në 350 gradë dhe duke mos krijuar tym, pajisjet me ngrohje reduktojnë ekspozimin ndaj riskut dhe njëherësh, shmangin duhanpirjen pasive. Për këtë, pajisja me ngrohje IQOS vitin e kaluar u autorizua për komercializim si produkt me risk të modifikuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Makinat elektrike janë njëtjetër prej risive që po ngjallin më së shumti shpresë për një përmirësim të cilësisë së ajrit, duke premtuar një ndryshim domethënës deri në 2030-ën, kur numri i makinave elektrike të shitura pritet të rritet 100-fish. Në 2040-ën, Franca dhe Britania e Madhe duan të kenë 100% makina elektrike dhe të emetojnë 0 ndotës për ajrin. Këto plane duken ambicioze, megjithatë edhe sikur dëmi që ne i shkaktojmë ambientit të reduktohet me vetëm 50%, është një fitore e konsiderueshme.

Makinat që djegin gas, janë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit, që po shkaktojnë dëme edhe të pariparueshme duke emetuar kimikate të rrezikshme. Tymi, edhe këtë herë, bëhet shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me ndotësit e ajrit. Ngado ta kapësh, njerëzimi duket se po lufton një armik të përbashkët: djegia.

Kështu alternativat që nuk përdorin djegie duken të jenë zgjidhja e vetme për të mos e shtuar dëmin e shkaktuar deri më sot ndaj mjedisit dhe ndaj vetes. Ështe koha të zhdukim tymin.


Shtuar 13.07.2021 14:48

Tags: