Kërkohej nga drejtësia, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari
Një 27-vjeçar i akuzuar për vrasje të kryer dy vjet më parë në Rubik është ekstraduar nga Italia. Arrestimi i Edmond Hasanit për llogari të drejtësisë shqiptare është bërë në Romënë nëntorin e vitit të kaluar.

Për këtë person gjykata e Mirditës kishte lëshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje“. Sipas këtij vendimi mirditori gjatë vitit 2010 ka qëlluar me pistoletë Anduel Markun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori