Kërkohej në Itali si shumë i rrezikshëm, arrestohet në Shkodër 42-vjeçari
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe”- njofton policia.

Sipas saj, ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

“Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet”- ben me dije policia.

Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori