Kërkimi shkencor, fond i posaçëm për studiuesit
Kërkimi shkencor në Shqipëri duhet të mbështetet si me një buxhet më të lartë, por edhe me infrastrukturë në universitete. Laboratorët e ngritur plotësojnë kriteret e Bashkimit Europian, por ende vendin tonë e pret një rrugë e gjatë në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, si dhe të rritjes së numrit të studentëve që merren me punë kërkimore .

Kjo ka qënë deklarata e zv/Ministres së Arsimit Nora Malaj, gjatë një takimi të mbajtuar në Tiranë me fokus bashkëpunimin mes institucioneve suedeze dhe atyre shqipfolëse në fushën e kërkimit shkencor.

"Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara për të realizuar një nga objektivat strategjikë të Bashkimit Europian, Europa 2010 ku ka vendosur që me bobilitetin e studentëve në hapsirën e Europiane të kapi shifrën 20% të studentëve së paku deri në 2020. Kjo është një sfidë tjetër e radhës që universitetet tona i vë përballë standartit dhe sfidave për të përballuar integrimin në proçesin e mësimit por edhe integrimin në proçesin e kërkimit" tha Malaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori