Kërkimet për naftë në det, tërhiqen grekët
Pas reagimeve të palës shqiptare, grekët kanë ndryshuar destinaconin e kërkimeve për naftë. Sipas burimeve të Top Channel nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë.

Ndryshimi i planeve u be gjate mbremjes te se dieles, vetem pak ore pas perfundimit te ceremonise se pritjes qe i ishte bere anijes Nordic Explorer ne portin e Patras prej zyrtareve te larte te kesaj Ministrie.

Ndonese zyrtarisht shkaqet e shtyrjes se kerkimeve ne pjesen veriore te detit Jon dhe pjeses se diskutueshme te detit midis Greqise dhe Shqiperise u shtyne per aresye teknike, mesohet se Greqia eshte terhequr per pak kohe nga plani i kerkimit te naftes, derisa te gjendet nje formule me palen shqiptare ose ne rastin me te mire,firmosjen e nje marreveshje te re midis dy vendeve per delimitimin e ujrave teritoriale. Por duke u nisur nga koha e kufizuar qe kjo kompani do te kete per kerkime, vetem 3 muaj, nje zgjidhje e tille duket shume e veshtire te behet,pasi dy vendet po zhvillojne bisedime vetem ne nivel shume te larte politik, pa u dhene me pare hapesiren e duhur eksperteve te fushes. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2012, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori