Kërkimet për naftë, 50 milionë dollarë investime
Një investim prej 50 milionë dollarësh pritet të nisë në fushën e kërkimit të naftës në vendin tonë. Përfaqësues të kompanive Shell dhe Petromanas energy kanë takuar sot ministrin e Ekonomisë Nasip Naco ku kanë bërë të ditur nisjen e punës së shpejti për shpimin e pusit “Shpiragu 2”në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë në Berat.

Ministri Naco siguroi përfaqësuesit e dy kompanive se nga ana e qeverisë shqiptare do krijohen gjithë lehtësitë dhe mbështetja e nevojshme për përshpejtimin e punës së dy kompanive. Kompania Petromanas ka lidhur në vitin 2009 me shtetin shqiptar, një marrëveshje hidrokarbure për blloqet e kërkimit 2 dhe 3. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori