Kerkese per njohje 120 shteteve te botes
Albeu.com
Kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni u ka thënë gazetarëve se Kosova i ka bërë gati 120 letër-kërkesa për 120 shtete të botës për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe vetëm është pritur momenti i shpalljes së vendimit të GJND-së.
Tash, kur ky vendim është shpallur në favor të Kosovës, sipas Hysenit, që nga dita e nesërme do të fillojnë të dërgohen këto mesazhe të shkruara në drejtim të shteteve të adresuara. Këtë prononcim shefi i diplomacisë kosovare e dha sot në Hagë, pas shpalljes së verdiktit të GJND-së.
Shtuar më 23/07/2010, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori