Kërkesat për azil, 3 shtetet që numërojnë fluksin më të madh të aplikimeve nga shqiptarët
Franca, Gjermania dhe Italia janë tre shtetet kryesore ku janë bërë kërkesat më të mëdha për azil në tremujorin e dytë të këtij viti.

Eurostat raporton se vendi më i preferuar është Franca, me 205 aplikime, ose 44% të totalit të aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët.

Destinacioni i dytë mbetet Gjermania, me 140 aplikime, ose 30% të totalit.

Edhe Italia vijon të jetë një vend i preferuar me 55 aplikime, ose 12% të totalit.

Për shkak të kufizimeve të Covid-19, numri i kërkesave për azil në tremujorin e dytë ka rënë ndjeshëm.

Gjithsej për tremujorin e dytë kishte 995 aplikime gjithsej, nga mbi 6 mijë aplikime në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetë muajt e parë të vitit kishte 5525 aplikime, me rënie, nga rreth 67% me bazë vjetore, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bien aplikimet

Eurosat bëri të ditur se Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020">2020, rreth 46 500 azilkërkues për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Kjo shifër shënoi një rënie me 69% krahasuar me 150 100 të regjistruara në tremujorin e parë të vitit 2020">2020 dhe tkurrje me 68% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019 (143 700 aplikime). Kjo rënie e mprehtë e kërkesave për azil në tremujorin e dytë të vitit 2020">2020 në veçanti rezulton nga masat emergjente COVID-19 të aplikuara nga Shtetet Anëtare duke filluar nga Marsi 2020">2020.

Me 7 700 aplikantë për herë të parë midis Prillit dhe Qershorit 2020">2020, Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE, të ndjekur nga Afganët (4 200 aplikantë për herë të parë) dhe Venezuelës (3 000). Qytetarët e këtyre vendeve llogariten për gati një të tretën (32%) të të gjithë aplikuesve për herë të parë të azilit në tremujorin e dytë të vitit 2020">2020.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020">2020, numri më i lartë i azilkërkuesve për herë të parë u regjistrua në Gjermani (me 14 200 kërkues për herë të parë, ose 31% të të gjithë aplikuesve për herë të parë në Shtetet Anëtare të BE), pasuar nga Franca (8 900, ose 19%), Spanja (7 200, ose 15%). Këto tre shtete anëtare së bashku regjistruan pothuajse dy të tretat (65%) të të gjithë aplikuesve për herë të parë të azilit në BE në tremujorin e dytë të vitit 2020">2020. /Monitor
Shtuar më 22/09/2020, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori