Kërkesat e Prokurorisë për verifikimin e disa vendimeve, reagon Ministria e Drejtësisë
Përmes një deklarate për shtyp,
Ministria e Drejtësisë ka inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme, në evidentimin e
rasteve që përbëjnë shqetësim për sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik.
Ndërkaq, ajo e përgëzon atë për interesin e treguar. Ky reagim ka ardhur pas një kërkese që Prokuroria e Përgjithshme i drejtoi KLD-së, në lidhje me verifikimin e disa vendimeve gjyqësore, për persona të akuzuar për krime të rënda.
“
Ministria e Drejtësisë gjen rastin të informojë se ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e
rasteve të përmendura, dhe
garanton që do të ndërmarrë çdo iniciativë të nevojshme, pas përfundimit të procedurës së gjykimit të tyre, në gjykatat më të larta.
Ministria e Drejtësisë
garanton se do të ndjeki me vëmendje dinamikën e këtyre
rasteve, me qëllim rritjen e transparencës në vendimmarrjen e gjykatave, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës”, citohet më tej në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014,
ora 14:04