Kërkesa për heqjen e mandateve, si u zbulua gjithçka nga shenjat e gishtave
Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kërkesa e Prokurorisë ka emrat e deputetit Aqif Rakipi të PDIU dhe Gledion Rahovicës, i LSI-së.

Por nëse KQZ miraton kërkesën dhe i hap rrugë prokurorisë,kanë dalë emrat e mundshëm për tu futur në Parlament pas tyre.

Dosja e plotë, ku kërkohej heqja e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI u dërgua sot në KQZ nga shefja e sektorit të Dekriminalizimit në prokurori, Rovena Gashi, pas përgjigjes së autoriteteve italiane.

Të dy rezultojnë me probleme me drejtësinë jashtë Shqipërisë, fakt të cilin nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Për deputetët në fjalë është kërkuar verifikimi përmes shenjave të gishtave nga autoritetet italiane dhe me sa duket ata kanë rezultuar me probleme.

Po ashtu rezulton se dy deputetët kanë ndryshuar edhe identitetin. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori