Kërcet grushti në parlamentin serb, deputetët përplasen me njëri-tjetrin
Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga deputetë dhe përkrahës sot bllokoi hyrjen e Parlamentit të Serbisë dhe sulmuan deputetë nga shumica në pushtet të cilët po tentonin të futeshin brenda.

Protestuesit opozitarë bllokuan shkallët në hyrje të Kuvendit të Serbisë dhe Obradović u përplas me ministrin e shëndetsisë Zlatibor Lončar.

Mbështetësit e Obradovic dhe Dveri mbanin parulla që lexonin “Poshtë qeveria” dhe “A varet koronavirusi nga zgjedhjet?” Në prag të fillimit të seancës, ata bllokuan hyrjen e parlamentit dhe nuk lejuan deputetët të hynin në ndërtesën e Kuvendit.

Forcat e sigurisë ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Para Loncar, në parlament kishte mbërritur drejtuesi i Radikalëve, Vojislav Seselj, u cili gjithashtu u prit me thirrje kundër tij.


Shtuar më 08/05/2020, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori